E Diel, 1 Nëntor 2026

Skocia liron shqiptarin e dënuar për vrasje, akuzoi gjykatat shqiptare për korrupsion

Një qytetar shqiptar me banim në Skoci, i dënuar nga Gjykata e Elbasanit me 22 vite burg për vrasje, është liruar sot nga gjykata skoceze. Gjykata Penale e Apelit në Eidinburg të Skocisë, vendosi lirimin me kusht të Kaprit, pasi pranoi pretendimet e avokatit të tij se gjykatat në Shqipëri janë të korruptuar. Me këtë pretendim gjykata ka rrëzuar më 3 korrik ekstradimin e tij në Shqipëri.

Fatjon Kapri u arrestua në Glasgou në vitin 2010, pasi ishte shpallur në kërkim. Ai dyshohej se 9 vjet më parë, në një park në Londër, kishte vrarë qytetarin Ylli Pepa, pas një grindjeje me grushte, raporton noa.al.

Megjithëse vrasja ndodhi në Londër, sipas legjislacionit shqiptar, kur Prokuroria Shqiptare njoftohet për një vrasje të kryer nga një shtetas shqiptar, atëherë automatikisht nis procedimi penal. Procesi ndaj tij u zhvillua në gjykatën e Elbasanit. Oficerë të Scotland Yard së bashku me dëshmitarët okularë dhanë dëshmi në gjykatën e Elbasanit për vrasjen e Ylli Pepës duke paraqitur edhe provat e ADN-së që i përkisnin Fatjon Kaprit.


Avokati i tij Xhon Skot tha se gjykatat në Shqipëri janë të korruptuara dhe vendimi ndaj klientit të tij ishte i padrejtë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›