E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipotekimi, Halimi: Të gjitha veprimet kryen tek noteri

TIRANE - I ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, ministri i Drejtësisë Eduart Halimi Deklaroi se noteri do të shërbejë si një hallkë e ndërmjetme mes qytetarëve dhe zyrës së regjistrimit të pasurive dhe do të shmangë radhët dhe informalitetin. Ministri Halimi garantoi se në këtë mënyrë hipotekimi me sistem dixhital ofrohet garanci 100% për blerësin, shitësin dhe bankat.

“Blerësi do paguajë paratë në një llogari bankare, noteri do marrë tapinë në emër të blerësit, do ti thotë ‘urdhëro vëlla ja ku e ke tapinë, shitësit ja ku i ke paratë”, dhe blerësi do ketë pronën të blerë katërcipërisht. Qytetarët nuk do shkojnë të bëjnë 5 hapa në zyrën e regjistrimit të pasurive të kthehen sërish ke bashkia apo noteri. Garancia është tek sistemi, tek dixhitalizimi, për Tiranën ky sistem ka përfunduar po përpunohet sistemi, mënyra sesi noterët të futen në sistem dhe garancia është 100%, jo vetëm noteri por edhe bankat kanë pjesën e kolateralit, dhe ato kanë pjesën e tyre se debitori mund tu rrëshqasë, sistemi jep garanci totale, ndaj bankave dhe ndaj gjithë biznesit. Kjo reformë është për qytetarët, shërbim cilësor, eficent dhe garantues për qytetarin”- deklaroi Halimi.

Gjykata Administrative, Halimi: Kemi sinjale pozitive
Ministri Halimi deklaroi se ka sinjale të mira për miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave në Kuvend, duke përfshirë edhe ligjin për Gjykatën Administrative.

“Ka një sinjal pozitiv për miratimin e ligjeve me 3/5, të cilat do të rishqyrtohen edhe njëherë sipas një kalendari që pritet të miratohet me të nisur puna e sesionit të ri Kuvendor. Kjo gjykatë do t’i jepte një hov të ri biznesit dhe sistemit të drejtësisë.” - deklaroi ministri.

Ndërkohë ministri Halimi bëri të ditur se në rast të mosmiratimin të këtij ligji godina që po përgatitet për Gjykatën Administrative do të shndërrohet në Dhomën Administrative ë Tiranës.

“Godina për Gjykatën Administrative do të ndodhet në rrugën ‘Don Bosko’. Në rast se nuk do të ketë një miratim të ligjit, kjo godinë do të shërbejë si Dhomë Administrative e Tiranës. Godina besoj se do të jetë gati brenda gjashtë-mujorit të parë të vitit 2012.”- u shpreh Halimi.

Ndër të tjera, ministri i Drejtësisë deklaroi se ka nisur puna për një rishpërndarje të gjyqtarëve në rang vendi, duke sjellë më shumë gjyqtarë në Tiranë, ku ka më tepër mbingarkesë.

“Shpërndarja e gjyqtareve nuk i përgjigjet ngarkesës që ata kanë. Gjykata e Tiranës ka nevojë për më tepër gjyqtarë. Kemi filluar një reformë për të reduktuar numrin e gjyqtarëve në disa rrethe dhe shtimin e numrit të gjyqtarëve në Tiranë. Gjyqtarët që do të shpërngulen nga rrethet nuk do të mbeten pa punë, por do të vijnë në Tiranë”- u shpreh Halimi.

Gjyqtarët do rishpërndahen, Tirana ka nevojë për më shumë
Ministri i Drejtësisë deklaroi se ka nisur puna për një rishpërndarje të gjyqtarëve në rang vendi, duke sjellë më shumë gjyqtarë në Tiranë, ku ka më tepër mbingarkesë.
“Shpërndarja e gjyqtareve nuk i përgjigjet ngarkesës që ata kanë. Gjykata e Tiranës ka nevojë për më tepër gjyqtarë. Kemi filluar një reformë për të reduktuar numrin e gjyqtarëve në disa rrethe dhe shtimin e numrit të gjyqtarëve në Tiranë. Gjyqtarët që do të shpërngulen nga rrethet nuk do të mbeten pa punë, por do të vijnë në Tiranë”- u shpreh Halimi.

(er.nu/da.bo/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›