E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skolari: Brazili, rotacion kundër Italisë

Trajneri i Brazilit, Luis Felipe Skolari, ka kërkuar finalizim më të saktë nga futbollistët e tij. "Morëm një fitore plotësisht të merituar, pasi ishim superiorë nga fillimi deri në fund. Gjithsesi, krijuam mjaft raste të mira për shënim dhe duhet ta kishim siguruar fitoren më herët", - tha tekniku brazilian. "Në ndeshjen e ardhshme do të bëj rotacion, pasi mjaft lojtarë kanë nevojë për pushim. Përballë do të kemi Italinë dhe është e domosdoshme që të fitojmë, për t'u kualifikuar si të parët e grupit", - përfundoi Skolari. Brazilit në fakt i mjafton edhe barazimi për të siguruar vendin e parë në grupin A të Kupës së Konfederatave.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›