Franca dërgon 16 tonë barna në Siri
PARIS - Franca ka dërguar mbi 16 tonë barna në Siri, në ndihmë të popullsisë, bënë të ditur sot burime zyrtare nga Ministria e Jashtme franceze.
"Këto barna do të përdoren në ndihmë të mijëra sirianëve, kryesisht në veri të vendit", theksuan burimet zyrtare franceze.
Burime zyrtare vendase njoftuan më parë mbërritjen e barnave në territorin sirian.
"Bëhet fjalë për dërgesën më të konsiderueshme të barnave nga Franca për popullsinë siriane", shtuan burimet zyrtare vendase.
(a.k/ata/BalkanWeb)