Kosovaret “Skillz" realizojne kenge me DJ Tomekk
Grupi kosovar i repit "Skillz", e ka shfrytezuar viziten e DJ Tomekk ne Kosove per te realizuar nje kenge me te, gje qe njekohesisht shenon edhe bashkepunimin e pare te ketij DJ me fame boterore me nje reper kosovar. Kenga e punuar nga Dardan Belegu dhe qe vjen e realizuar nga “Baba Records”, titullohet “Une jetoj per hip-hop”. Njekohesisht kenges i eshte realizuar edhe nje videoklip, ne te cilin shfaqet ne rolin e prezantueses edhe nje moderatore radiofonike. Natyrisht ky nuk eshte bashkepunimi i pare i nje grupi kosovar me nje te huaj, por eshte i pari me DJ Tomekk, nderkohe qe vete “Skillz” njihen si nje grup i hapur per shume bashkepunime.