Skolari:Turpi i madh per lojtaret!
Trajneri i Celsit, Luiz Felipe Skolari kembengul se lojtaret e tij duhet te mbajne pergjegjesi para klubit, per paraqitjen e fundit, perballe Mancester Junajtid. Braziliani eshte vene ne presion pasi ekipi qe ai drejton, ka lene 10 pike ne tete ndeshjet e fundit te Premier Liges. Ekipi i Skolarit, do te luaje sot per te fituar trofeun "FA Cup", ndaj Sauthend, nderkohe trajneri thekson se ata me pare duhet te mbajne pergjegjesite e humbjes se fundit. Nen epoken e Roman Abromovicit, blute kete sezon rrezikojne te permbushin objektivin, fitimin e titullit kampion. "Celsi nuk eshte vetem Skolari, por i tere ekipi dhe lojtaret kane shume pergjegjesi." eshte pergjigjur ai. Trajneri analizon humbjen e fundit: "Shpirti i skuadres sone nuk ishte problem gjate pjeses se pare. Problem ishin gabimet qe beme gjate ndeshjes. Ne duhet te ishim me luftarake, me te bashkuar. Ndonjehere per te fituar, nevojitet qe te vraposh ne fushe, te godasesh dhe nuk ka nevoje shume per ane teknike. Ndonjehere ne jeten time dhe ne jeten tuaj, gjerat shkojne keq dhe pastaj eshte nevoja per te bere ndryshime. Ne kete aspekt ne kemi nevoje per te qene me te bashkuar." - shprehet Filipe Skolari, trajneri i bluve te Londres, i cili pasoi ne kete post Hezo Murinjon. 60-vjecari do te jete deri ne fund te sezonit, por kur pyetet direkt se cilat jane marredheniet e tij me klubin, pas humbjes se fundit, pergjigjet: "Duhet te pyesni per kete bordin drejtues. Puna ime eshte e perditshme dhe duket, eshte normale." Skolari eshte kritikuar per aktivizimin e Drogbase dhe nuk preferoi Anelken, i cili po kalon nje moment te mire me Celsin: Por trajneri iu pergjigjet akuzave: "Te gjithe njerezit mendojne se eshte shume e lehte bashke, sepse jane sulmues shume te mire por une i ka provuar dhe kjo eshte e veshtire," shtoi ai. -" Kur mbetet ne nje ndeshje, jashte nje lojtar si Drogba, vjen momenti qe ai te luaje dhe prandaj vendosa qe te aktivizoj kete sulmues, ndaj Mancesterit," - shtoi Skolari. - "Ata kane luajtur me radhe dhe eshte normale, qe njeri te futet ne loje dhe tjetri te jete pushim."
A. Muraci
A. Muraci