Patozi dhe Kollozi: Fitorja e merituar më 23 qershor

PD ndez motorët e fushatës në Vlorë
Nënkryetari i partisë Demokratike të Shqipërisë Astrit Patozi, me cilësinë e kreut të grupit të punës në Vlorë, Astrit Patozi tha gjatë një takimi me strukturat atje se kjo mazhorance do rikonfirmojë mandatin e saj të tretë qeverisës më 23 qershor. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth fushatës elektorale dhe mënyrës sesi ajo do të zhvillohet përballë elektoratit shqiptarë. Patozi theksoi se kjo degë e PD-së në Vlorë, do jetë pararojë e fitores së mazhorancës në 23 qershor. “Mazhoranca aktuale është qeverisja e premtimeve të mbajtura, e cila në 8 vite mandat qeverisës u ka ofruar shqiptarëve mirëqenien ekonomike”- tha Patozi.
Edhe kryetari i degës së Partisë Demokratike të Vlorës, Ardian Kollozi shprehu bindjen e tij për fitoren e PD-së, në zgjedhjet e qershorit. “Partia Demokratike do vijojë me plotësimin e objektivave për një Shqipëri të integruar në Bashkimin Europian”- theksoi Kollozi, duke iu referuar perspektivës europiane të vendit. Kryetari i PD-së së Vlorës, Ardian Kollozi vuri theksin te strukturat e reja që do të krijohen në bazë të statutit e modeleve të funksionimit.