E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skrapari më shumë mendon për sezonin 2013-2014

Nga ARBEN ÇEPANI

Gjatë fazës së parë te Skrapari janë aktivizuar disa futbollistë me moshë të re, të cilët pavarësisht rezultateve kanë bërë një paraqitje të pëlqyeshme dhe shpresuese për të ardhmen. Futbollistët vinë nga sistemi zinxhir i klubit, ku pas një periudhe të gjatë Skrapari po mbështetet te elementët vendas. Realisht për këtë edicion Skrapari nuk ka pretendime për rikthimin në kategorinë e parë, por drejtuesit shpresojnë se me kontigjentin aktual të përballojnë me sukses fazën e dytë për të menduar më pas për të ardhmen. Pikërisht për sezonin e ardhshëm 2013-2014, ndonëse është shpejt për të bërë parashikime, drejtuesit e Skraparit, me një skuadër më të konsoliduar do të kërkojnë rikthimin pas një mungese dy vjeçare në kategorinë e parë. Skrapalinjtë gjatë dekadës së fundit kanë krijuar një traditë të mirë të përfaqësimit në kategorinë e parë. Momentalisht skuadra konkurron në
kategorinë e dytë, gjithsesi drejtuesit shpresojnë që qëndrimit në Kategorinë e Dytë të jetë sa më i shkurtër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›