Izrael, pengmarrësi palestinez i ambasadës turke arrestohet nga policia
Ministri i jashtëm turk i jashtëm, Ahmet Davutoglu, e ka cilësuar situatën në ambasadën turke në Tel Aviv nën kontroll dhe jo të rrezikshme për stafin e ambasadës. Deklarata u dha disa orë pasi u raportua nga mediat izraelite se stafi i ambasadës turke në Izrael ishte marrë peng nga një person palestinez.
"Nuk ka asgjë për tu shqetësuar në këtë moment në ambasadën turke në Tel Aviv. Gjithçka është nën kontroll. I gjithë stafi i ambasadës është i sigurtë. Personi i cili u identifikua si një palestineze, pohoi se kishte ardhur në ambasadën tonë për të siguruar azil. Ai u raportua i armatosur, por tashmë ai ndodhet në polici"- tha për mediat turke ministri i jashtëm Ahmet Davutoglu.
"Aktualisht ai është në gjëndje të mirë shëndetësore. Ne po e vlerësojmë në mënyrë të përgjithshme të gjithë situatën aktuale. Gjithashtu ne do të ndërmarrim një hetim të plotë për të vlerësuar detajet e të gjithë ngjarjes,"- u shpreh diplomati më i lartë turk.
Personi i cili kërkoi azil në ambasadën turku u mbajt në pyetje për katër orë më pas ai u nxor jashtë ambasadës turke i prangosur dhe u largua nga ambasada me një ambulancë.
Palestinezi nuk u arrit që të bindej pavarsisht se në vendngjarjer erdhi edhe bashkëshortja e tij. Duke parë situatën policia u detyrua që të gjuante drejt personit që kërkoi i armatosur në ambasadë azil në Turqi. Më pas zyrtarët policorë izraelitë deklaruan se gjendja ishte nën kontroll.