SHBA, arrestohen pedofilët që u kërkonin fëmijët prindërve për prostituim
Një formë kriminale dhe perverse e prostitucionit dhe incestit ka goditur shtetin e Floridës. Janë kapur në flagrancë disa pedofilë, të cilët kontaktonin me prindërit, për të kryer marrëdhënie seksuale me fëmijët e tyre. Policia arrestoi 15 burra. Kapja e tyre u bë përmes kurthit nëpërmjet chat-it apo reklamave të publikuara në një gazetë, në të cilin prindërit e kërkuar prostituonin fëmijët e tyre të mitur. Të arrestuarit u gjendën nëpërmjet agjentëve, të cilët duke u hequr si prindërit të interesuar në propozime e tyre, nxorën në dritë këto marrëveshje dhe prova të tmerrshme. Një nga të arrestuarit, një 31 vjeçar, i kërkoi një oficeri nëse kishte fëmijë të vegjël. Të tjerë kanë dërguar foto pornografike dhe kanë specifikuar në detaje atë që ata donin nga marrëdhëniet me fëmijët. Një polic u trondit kur zbuloi se një nga të arrestuarit, një 33 vjeçar, ka qenë trajner i bejsbollit për djalin e tij, kur ai ishte 8 deri 10 vjeç. Të gjithë të arrestuarit janë mes moshës 18 dhe 67 vjeçare. Gjashtë prej tyre janë të martuar ndërsa njëri është baba i gjashtë fëmijëve. Rrjeti televiziv Fox ka bërë të ditur emrat e disa të arrestuarve. Njëri prej tyre në një bisedë telefonike pohoi se kishte pritur gjithë jetën për të kryer marrëdhënie seksuale me një dymbëdhjetë vjeçare dhe nënën e saj. Një tjetër, një 32 vjeçar, mburrej pasi kishte pasur marrëdhënie në moshën 16 vjeçare me një vajzë 8 vjeçe dhe në moshën 21 vjeç, me një 12 vjeçare.