E Diel, 1 Nëntor 2026

Vora e Vllaznia, dy gola të anuluar dhe… barazim

Vora dhe Vllaznia e kanë mbyllur në barazim 0-0 përballjen mes tyre, e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH1.

Në pjesën e parë skuadra vorake u shfaq më kërkuese, arriti të gjejë rrugën e rrjetës me anë të Luis Felipe, por dukshëm në pozicion jashtë loje, kështu që goli ishte i parregullt.

Në pjesën e dytë kuqeblutë u shfaqën ndryshe, më të gjallë në lojën e tyre dhe arritën të shënojnë me anë të Çelikoviç, por që u anulua pas evidentimit të një prekje me dorë të topit.

Në minutat në vazhdim të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të kujdesshme dhe në fund u pajtuan me rezultatin 0-0.

Me këtë barazim Vllaznia ngjitet në kuotën e 60 pikëve, në vend të parë, ndërsa Vora momentalisht në vend të 7-të me 32 pikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›