"Skuadronet e vdekjes së Gazidedes, janë në veprim"
Kur ushtari i Berishës, Sefgjini, ky vrasës e torturues barbar, merr guximin të kërcënojë prokurorin e Krimeve të Rënda, zotin Hana, në sallën e gjyqit, nuk ka si të mos veprojnë edhe banditët e gangsterët e tij, ndaj familjes së tij. Si Sefgjini, ashtu edhe këta gangsterë të tij, nuk janë gjë tjetër veçse skuadronet e vdekjes së Bashkim Gazidedes. Faj ka edhe prokurori Hana që nuk i shtoi menjëherë, edhe një akuzë tjetër, "Kërcënim për shkak të detyrës", dhe të kërkonte nga gjykatësi i çështjes, arrestimin pa afat me burg në flagrancë të këtij terroristi në momentin e kërcënimit. Edhe tani nuk është vonë ta kryejë këtë akt juridik të drejtë ndaj një vrasësi dhe torturuesi të cilësuar me emrin Arben Sefgjini, të denoncuar si kriminel ndërkombëtar nga Amnesty International, Helsinki Ëatch dhe mbi 13 organizata ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Kryeministri Berisha që e mban Drejtor të Tatimeve të Shqipërisë edhe pas arrestimit shtëpiak, duke bërë edhe prokurorin edhe gjykatësin suprem e justifikon mbajtjen e këtij krimineli në këtë post shumë të lartë dhe kyç, nën pretekstin më absurd të mundshëm, se gjoja nuk e heq, për të mos paguar gjobë. Paragjykim më antijuridik, shkelje më flagrante të abc-së së shtetit ligjor në një vend demokratik, nuk mund të gjesh as në Zimbabve e as në Xhibut...! Nuk thotë kot populli, "më thuaj me kë rri, të të them se cili je!".Ndaj, zoti Hana, zbato ligjin dhe shtoi edhe një akuzë tjetër këtij torturuesi që do të burgosej në çdo vend demokratik të botës. Nuk është vetëm çështja e personit tënd dhe familjes tënde, por është çështja e drejtësisë, e shtetit ligjor, para të cilit, të gjithë, nga rrugaçi e deri tek Kryeministri, nga prostituta e rrugës e deri tek Presidenti janë njësoj! Sot! Nesër është vonë! Kriminelët, në bankën e të akuzuarit! Krimi, në peshoren e drejtësisë!