E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita Papa Benedikti i 16-te meshe ne Meksike

Papa Benedikti i 16-të pritet të mbajë një meshë në qytetin Sialo në vizitën e tij të parë në Meksikë. Qindra mijëra njerëz pritet të marrin pjesë. Të shtunën, Papa u takua me presidentin meksikan, Felipe Calderon, me të cilin diskutoi mbi dhunën e karteleve të drogës në vend. Meksika është vendi i dytë katolik  më i populluar në botë.
Me mijëra persona kanë dalë për të përshëndetur vizitën e Papa Benediktit të 16-të. Duke iu drejtuar një grup fëmijësh dhe të rinjve, Papa u tha atyre se ata nuk ishin vetëm në besimin e tyre. Ai u kërkoi të rriturve  të mbrojnë dhe të kujdesën për fëmijët e tyre.
Papa foli edhe për dhunën e drogës që ka vrarë më shumë se 47,000 persona në Meksikë gjatë pesë viteve të fundit. Ai  po ashtu kundërshtoi aktet e hakmarrjes, ndërsa tha se “Jezusi nuk i përgjigjet të keqes me të keqen".
Mediat vendase bënë me dije se takimi me dyer të mbyllura mes  Benediktit të 16-të dhe presidentit Calderon  mbuloi një gamë të gjerë temash,  duke përfshirë dhe ndryshimin e klimës dhe krimin e organizuar . 88% e meksikanëve janë katolikë, dhe  Papa Gjon Pali i II ishte një vizitor i rregullt në Meksikë. Benedikti me pas do të niset për në Kubë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›