Sky News pranon ndërhyrjen në e-maila

Një prej redaktorëve ekzekutivë në televizionin Sky News – një pjesë e të cilit është në pronësi të Rupert Murdoch – pranoi se në dy raste i ka lejuar një gazetari monitorimin e e-maileve. Sipas tij, kjo gjë ishte në interes publik.
Sipas gazetës ‘The Guardian’, gazetari britanik, Gerald Tubb, kishte hyrë brenda postës elektronike të John Darvin, i cili akuzohet për falsifikimin e vdekjes së tij, dhe këto të dhëna pastaj i kishte bërë publike në televizionin Sky News.
Ai gjithashtu kishte depërtuar edhe në postën elektronike të një të akuzuari për pedofili, megjithëse këto të dhëna nuk u bënë publike.
Të dy rastet i kishte lejuar redaktori Simon Cole, përderisa drejtori i Sky News, John Ryley, ishte arsyetuar se kompania ia kishte lejuar qasjen në e-maila gazetarit, dhe se ndërhyrja e tij në që të dy rastet ishte me interes publik.