E Diel, 1 Nëntor 2026

Chelsea s’ka frikë nga Barcelona

Chelsea nuk ka frikë nga Barcelona, ka thënë drejtori ekzekutiv Ron Gourlay para përballjes së tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë zhvillohet në Stamford Bridge më 18 prill. “Sa i përket frikës, nuk do të thosha se ekziston. Kemi respekt për Barcelonën dhe futbollin e saj, por jo frikë. Mendoj se respekti është i ndërsjellë”, deklaroi Gourlay për BBC Sport.

Gourlay theksoi se prioriteti i Chelseas është të përfundojë brenda katër pozitave të para në Premierligë. Ata aktualisht gjenden të pestit, pesë pikë prapa Arsenalit dhe Tottenhamit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›