Sligo-Vllaznia, nisin llogaritë
Vllaznia sezonin e kaluar në Kupën UEFA ia doli të kalojë turin e parë, duke eliminuar sllovenët e Koperit, ndërsa tashmë do të udhëtojë drejt Irlandës me shpresë së pas përballjes së dyfishtë me Sligo Rovers.
Trajneri i ri i Vllaznisë, Hasan Lika (vjet drejtoi Partizanin në sfidat kundër Shiroki Brijeg) shprehet nga Puka, atje dhe ku skuadra shkodranë po kryen fazën përgatitore: “Nuk e njoh skuadrën e tyre, por do të filloj ta studioj qe sonte. Dizavantazhi im është që kam pak kohe në ekip dhe për më teper jemi në ndërtim e sipër të skuadrës. Megjithatë jam optimist sepse kemi një grup lojtarësh të mirë”.
Vllaznia ka bërë dy blerje gjatë merkatos verore, kosovarin Fitim Kasapi dhe malaziasin Zekjko Mravaljeviç, ndërkohë që është në pritje të dy lojtarëve brazilianë. Nëse Vllaznia do të kualifikohet me irlandezët e Sligo Rovers, atëherë do të përballet me një skuadër më të fortë, austriakët e Rapidit të Vjenës.
Sligo Rovers
Irlandezja Sligo Rovers, kundërshtari i Vllaznisë, në turin e parë të Ligës së Europës, u rendit në vendin e katërt sezonin e kaluar. Sligo, e themeluar në vitin 1928, që nga viti 2007 drejtohet nga anglezi Paul Kok. Përveç lojtarëve irlandezë militojnë edhe gjashtë futbollistë anglezë, dy portugezë (mrojtësi Almeda dhe sulmuesi Sean Ker) si dhe mesfushori nga Benini, Romuald Beko.