E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana-Stabek, Lonçareviç: Mund ta kalojmë

Tirana ‘peshkoi’ kampionen e Norvegjisë, Stabek, në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve. 24-herë kampionët, tashmë nën drejtimin e kroatit Ilija Lonçareviç, shpresojnë të avancojnë në turin e tretë, pasi përballë kanë një skuadër pa asnjë eksperiencë ndërkombëtare në Ligën e Kampioneve, por me 12 ndeshje në ish-Kupën UEFA dhe 10 në ish-Kupën Intertoto.

Trajneri Lonçareviç, i cili ka vetëm tri ditë që është në krye të Tiranës, paralajmëroi se i druhej faktit, që kundërhtari mund të ishte në një kondidicion më të mirë fizik, pasi dhe kampionati norvegjez është në zhvillim e sipër, madje ndodhet në përfundim të fazës së parë (janë zhvilluar 14 ndeshje). “I druhem faktit që ata janë në mes te kampionatit, megjithatë jam optimist se mund t’i kalojmë”, - u shpreh tekniku i pestë i huaj të Tirana në 15 vitet e fundit.

Stabek ndodhet në vendin e gjashtë në kampionatin norvegjez (20 pikë në 14 ndeshje), teksa ndeshjen e fundit e fitoi 5-0 me Strahl (vendi i pestë). Në aventurën e fundit në Ligën e Kampioneve, 2008-2009, Tirana u eliminua qysh në turin e parë të Ligës së Kampioneve nga Domzhale e Sllovenisë: humbi 1-0 në “Sportni Park” të Domzhales (18.07.2008) dhe 2-1 në kombëtarin kryeqytetas “Qemal Stafa” (25.07.2008). Golin e vetëm për bardheblutë e shënoi Klodian Duro (75’). 12 ekipe shqiptare kanë marrë pjesë në kompeticionet europiane: Tirana, Partizani, Dinamo, Vllaznia, Teuta, Flamurtari, Elbasani, Besa, Albpetrol, Bylis, Apolonia e Tomori. Është interesant fakti, se Tirana, që këtë vit nuk arriti të sigurojë një vend në kompeticionet europiane, është edhe skuadra me shumë ndeshje në takimet ndërkombëtare: 58 të tilla, ndërkohë që Tomori e Albpetroli, dy ekipe që në sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Kategorisë së Dytë, kanë luajtur numrin më të vogël: nga 2 takime. Tirana, me 58 ndeshje në Europë (44 nga këto në Ligën e Kampioneve), ndiqet nga Partizani(43), Dinamo (36), Vllaznia (32), Teuta (22), Flamurtari (18), Besa (10), Elbasani (6), Bylis (4), Apolonia (4), Albpetrol (2) dhe Tomori me 2 ndeshje ndërkombëtare. Tirana është dhe ekipi që ka fituar më shumë ndeshje: 13 në 58 ndeshje të zhvilluara, por dhe që ka pësuar po më shumë, 39, duke pësuar 104 gola, ose 1.8 gola për ndeshje. Bardheblutë kanë shënuar 54 gola (0.9 gola për ndeshje). Në fakt, Tirana, nuk e kaluar kurrë turin e dytë, pavarëisht se ka pasur shanse për ta bërë këtë, madje shpenzimet e mëdha të presidentit Refik Halili për angazhimin e ish-trajnerit kampion të Dinamos së Zagrebit lidhen me ambicien e bosit bardheblu për të vendosur një “rekord” të ri në historinë e rekordmenëve shqiptarë përsa i përket trofeve të fituar në Shqipëri, atë të kalimit në turin e tretë, ku klubi mund të përfitojë deri atëhërë edhe një shumë prej 330 mijë eurosh.

STABEK

Skuadra kampione e Norvegjisë është themeluar në vitin 1913, por ka pak histori suksesin në vendin e saj. Vetëm një titull kampion në vitin 2008, si dhe ka fituar Kupën e Norvegjisë në vitin 1998. Në trofetë e saj ka dhe një Superkupë në vitin 2009. Stabke nuk ka asnjë eksperiencë ndërkombëtare në Ligën e Kampioneve, por me 12 ndeshje në ish-Kupën UEFA dhe 10 në ish-Kupën Intertoto. Në gjirin e saj ka dhe gjashtë lojtarë suedezë, një japonez, një amerikan dhe një çek. Trajneri i Stabek është Jan Jonson.

///start-as///

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›