Rusia mes zjarreve dhe uraganeve
Lajmi bëhet i ditur nga agjencitë vendase të lajmeve Itar-Tass dhe Interfax, duke cituar Ministrinë për situatat emergjente. Kryeministri Vladimir Putin i ka ngarkuar anëtarët e qeverisë të marrin masa urgjente për të shmangur pasojat e motit të keq.
Edhe në Moskë, e cila gjatë natës u pastrua nga smogu, janë parashikuar për ditën e sotme shira të rrëmbyeshëm. Megjithatë temperaturat parashikohen të mbeten të larta për moskovitët, ndërmjet 27 dhe 32 gradëve celsius.
Ndërkohë Putin pritet të shkojë në Kolomna, jashtë Moskës, për të ndjekur punën e zjarrfikësve. Në Sarov, ku ndodhet një central bërthamor, flakët janë shuar plotësisht dhe nuk ka asnjë vatër tjetër.