Sllovaki: Jahjaga është ftuar në takimin e presidentëve

(E plotësuar) Presidenti i Sllovakisë, Ivan Gasparovic, e ka ftuar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, që të marrë pjesë në samitin e presidentëve të Evropës së Mesme, më 12 dhe 13 qershor në Bratisllavë, raporton agjencia TASR.
“Në samitin e shefave i kam ftuar presidentët e 20 vendeve evropiane dhe kryetarin e Kështillit të Evropës”, tha Gasparovic dhe shtoi se “janë ftuar edhe përfaqësuesit e Kosovës. Megjithqë Sllovakia nuk e njeh Kosovën si shtet, e pranon që ky rajon është pjesë e Evropës “.
----
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në tubimin përkujtimor në përvjetorin e masakrës së forcave serbe ndaj banorëve të fshatit Krushë të Vogël, në vitin 1999, ku janë vrarë 113 persona.
Presidentja Jahjaga tha se në ditët si kjo sot, ne ndiejmë dhimbje dhe pikëllim sepse mblidhemi së bashku për të kujtuar më të dashurit tonë që u vranë dhe u masakruan nga dora gjakatare.
“E kam thënë se ne asnjëherë nuk do të ndalemi përderisa të gjithë kriminelët t’i sjellim përpara drejtësisë, sepse vetëm në këtë mënyrë sigurojmë se krimi nuk do të mbetet i pandëshkuar”, ka thënë ajo. Presidentja Jahjaga gjithashtu bëri homazhe para varreve të viktimave të masakrës në këtë fshat, ndërsa më pas ajo foli para të pranishmëve të shumtë në tubimin përkujtimor.
Presidentja Jahjaga ka thënë se Masakra e Krushës është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile, ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve dhe policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës.
“Asnjëherë nuk do të ndalemi përderisa të gjithë kriminelët t’i sjellim përpara drejtësisë, sepse vetëm në këtë mënyrë sigurojmë se krimi nuk do të mbetet i pandëshkuar dhe vetëm në këtë mënyrë parandalojmë që krimet e tilla të mos i ndodhin më asnjë populli dhe asnjë vendi. Ky është përkushtim i përhershëm i organeve tona të drejtësisë”, ka shtuar Jahjaga./Indeksonline/