E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avdiu vizitoi punishten e terminalit të ri

Zëvendësministri i Financave Ramadan Avdiu, ka vizituar sot punishten e terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku është pritur nga menaxhmenti i lartë i koncesionarit “Limak” .

Gjatë kësaj vizite zëvendësministri Avdiu vizitoi për së afërmi punimet në terminalin e ri të ANP-së, ku u njoftua detajisht me punën dhe ecurinë e punimeve të terminalit të ri nga Aldun Kokturk, drejtor për menaxhim të projektit tek koncesionari “Limak”.

Zëvendësministri Avdiu shprehi vlerësimet më të larta për punën e deritanishme dhe falënderoi koncesionarin për respektimin e marrëveshjes dhe punën e shkëlqyer që po bënë në terminalin e ri.

“Pas dhënies me Koncesion Buxheti i Kosovës ka përfituar të hyra nga ANP-ja deri me tani në 4 milion euro ndërsa për këtë vitë janë paraparë të inkasohen edhe 6 milionë euro. Puna e kryer deri më tani dëshmon edhe përkushtimin e kompanisë që Aeroporti i ri të përfundojë në vjeshtën e hershme të këtij viti. Deri më tani nga kompania janë investuar rreth 60 milion euro e që dëshmon një përkushtim që kjo kompani po respekton kontratën për investim cilësor”, tha zëvendësministri Ramadan Avdiu.

Ndërsa, drejtori për menaxhim të projektit tek koncesionari “Limak” Aldun Kokturk, duke falënderuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për bashkëpunim, theksoi se deri më tani janë angazhuar mbi 1000 punëtor kosovar në ndërtimin e infrastrukturës së deritanishme dhe shpresojmë që në afatin kohor dhe duke respektuar edhe kontratën ne do të përfundojmë ndërtimin e Aeroportit ndër më të mirët në botë, i cili do të ofrojë shërbimet më cilësore të njëjta me aeroportet më të mira botërore. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›