Arrestohet babai i deputetit Tahiri për kontrabandë ilaçesh

Arrestohet Bashkim Tahiri, babai i deputetit socialist Saimir Tahiri. Arsyeja e arrestimit nga Zyra e Antikrimit Ekonomik është kontrabandë ilaçesh dhe ka ndodhur pas disa muajsh hetime. Së bashku me Bashkim Tahirin, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë. Malli i sekuestruar kap vlerën e 10 mijë eurove.
Zëdhënësja e Policisë së Tiranës njoftoi se në kuadër të një operacioni policor me pjesëmarrje të gjerë dhe koordinim, pas tre muajsh hetime, u finalizua sekuestrimi i një sasie medikamentesh të future në Shqipëri përmes pikës kufitare të Durrësit duke iu shmangur detyrimeve tatimore dhe doganore, shkruan Shqiptarja.
Sot, Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorisë e Policisë së Qarkut Tiranë, finalizuan me sukses operacionin e koduar ku u arrestuan në kushtet e flagrancës 3 - shtetas për konsumim të veprave penale të
Kondrabandës së mallrave që paguhet në akcizë Kondrabanda e mallrave të licencuar. Tregëtimi dhe trasportimi i mallrave që janë kontrabandë si dhe ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë.
Në kuadër të këtij operacioni policor, i realizuar me pjesëmarrje dhe koordinim të strukturave të Krimit Ekonomik - Financiar, Sektori i Operacioneve Speciale dhe nën drejtimin e Njësisë së Përbashkët Hetimore Kundër Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme medikamentesh të futura përmes Pikës së Kalimit Kufitar Durrës duke ju shmangur kështu detyrimeve doganore dhe detyrimeve tatimore.
Sot në orën 13.00 u realizimi arrestimi në kushtet e flagrancës për shtetasit e mëposhtëm Dritan Gjiza, 27 vjeç, banues në Tiranë; Bashkim Tahiri, 62 vjeç, banues në Tiranë dhe shtetasja Nadire Taga, 63 vjeç, lindur dhe banues ne Tiranë. Pas një punë operative hetimore dhe proçeduriale u mundësua dokumentimi ligjor i përfshirjes së shtetasve të sipër cituar për një periudhë 3-mujore hetimi, ku është arritur të sigurohen provat e mjaftueshme për t’u vërtetuar faktin, që shtetasit në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë mundësuar trasportimin e medikamenteve, ku siguroheshin përmes shtetases me iniciale N.P (vjehrra e shtetasit Dritan Gjiza), e cila i siguronte në një mënyrë të jashtëligjshme në një qendër shëndetësore në Itali. Pas hetimit, u konkludua se shtetasi, Dritan Gjiza, pasi siguronte transportimit me mjete të ndryshme, përmes Pikës së Kalimit Kufitar Durrës, duke bashkëpunuar edhe me shtetasit e sipër cituar, i tregonin më pas në farmacinë e shtetasit Bashkim Tahiri e ndodhur në afërsi të Q.S.U.T. në Tiranë.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për hetime të mëtejshme ndërkohë që vazhdon puna hetimore për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në aktivitet të kundraligjshëm, për konsumim të veprave penale të mësipërme"- përfundon deklarata./Indeksonline/