Gaza, dy të vrarë nga sulmet izraelite

Të paktën dy persona janë vrarë gjatë një sulmi ajror izraelit të ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në hapësirën Khan Junis në Rripin e Gazës.
Prej 9 marsit, kur Izraeli e vrau një militant të lartë palestinez, nga Rripi i Gazës në Izrael janë hedhur afro 120 raketa, ndërsa Izraeli ka bërë dhjetëra sulme në Gaza.
Shërbimet emergjente në Gaza, që udhëhiqen nga Hamasi, thanë se prej 9 marsit kanë rënë “20 martirë” dhe janë plagosur 68 persona.