E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovakia bllokon Fondin e Shpëtimit të Eurozonës

Parlamenti sllovak votoi kundër masave që do të fuqizonin Fondin e Shpëtimit të Eurozonës, i konsideruar, si shumë i rëndësishëm. Përmes tij do të luftohej kriza e borxhit në Bashkimin Europian.

Koalicioni qeverisës u përça dhe pas këtij votimi, e ardhmja e tij vihet në dyshim. Sllovakia ishte vendi i fundit nga 17 anëtarët e eurozonës, që do të votonte zgjerimin e të ashtuquajturit, Fondi i Stabilitetit Financiar Europian.

Zyrtarë të qeverisë folën për një votim të dytë për të miratuar paketën me mbështetjen e opozitës, por nuk është caktuar asnjë datë për këtë.

Opozita socialiste pritet ta mbështesë këtë lëvizje, por një prej kushteve të saj mund të jenë edhe zgjedhjet e reja. Kryeministrja sllovake, Iveta Radicova i kërkoi deputetëve të votonin në favor të paketës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›