E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarka mposht Portugalinë për t`u kualifikuar

Me një fitore komode prej 2-1 kundër Portugalisë, përfaqësuesja e Danimarkës e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian- Euro 2012.

Michael Krohn-Dehli (13’) dhe Nicklas Bendtner (61’) shënuan golat vendimtarë që ia siguruan përfaqësueses së tyre vendin e parë në Grupin H.

Në minutat shtesë të, Cristiano Ronaldo shënoi një gol nga gjuajtja e lirë, mirëpo shërbeu vetëm si ngushëllim për skuadrën e tij.

Danimarka e përfundon fushatën në vend të parë në Grupin H me 19 pikë dhe kualifikohet drejtpërdrejtë, ndërsa Portugalia pozicionohet e dyta me 16 pikë dhe duhet ta kërkojë fatin në “play-off”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›