E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bujanoc, shqiptarët fyhen si seperatistë

Një incident është shënuar në seancën e Kuvendit Komunal të Bujanocit në Luginën e Preshevës ku përfaqësuesit serb kanë fyer kolegët e tyre shqiptarë dhe të gjithë shqiptarët.

Propozimi i Këshilltarit, Hajradin Hyda për emrimin e disa rrugëve në Bujanoc me emra shqip të futet në rend të ditës, ngjalli reagimet e këshilltarëve serb, madje ata mllefin e tyre e shprehën duke i fyer dhe ofenduar shqiptarët në baza etnike dhe duke etiketuar me emra të ndryshëm madje nga foltorja e këtij kuvendi që shqiptarët përbëjnë shumicën.

Trajko Trajkoviç, këshilltari nga Partia Radikale serbe me këtë rast shqiptarë i quajti separatistë, madje duke iu drejtuar kuvendarëve shqiptarë se “Ju gjatë këtyre 100 viteve kemi marrë 4 emra si shqiptarë, arnautë, albanci dhe së fundi amerikanë”.

“Ju jeni seperatistë”, ka uluritur kuvendari Trajkoviç, i cili është kundërshtuar nga këshilltarët shqiptarë dhe është kërkuar që ai të jetë i kujdesshëm me sjelljen e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›