Izrael, miratohet marrëveshje për lirimin e ushtarit nga Hamasi

Qeveria izraelite ka miratuar një marrëveshje me lëvizjen islamiste Hamas, që do të lirojë një ushtar izraelit i cili është mbajtur peng nga Hamasi për pesë vjet në Rripin e Gazës.
Në këmbim të lirimit të Gilad Shalit Hamas, i cili u kap më 25 qershor 2006, Izraeli do të lirojë 1.027 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite.
Në votimin e kabinetit izraelit 26 ministra ishin në favor dhe tre kundër.
Kryeministri Benjamin Netanjahu, ka thënë se pret që Shalit të kthehet në shtëpi në Izrael në ditët e ardhshme.
Kreu Hamasit Khaled Mish`al, tha se Izraeli do të lirojë 1.027 të burgosur në dy faza.
Në fazën e parë, 450 të burgosur do të lirohen në shkëmbim të Shalit, dhe pjesa tjetër do të lirohen dy muaj më vonë.
Njëzet e shtatë gra janë në mesin e atyre që pritet të lirohen.