E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovakia mohon planin për Kosovën

Zyrtarë të Ministrisë së Jashtme sllovake kanë përgënjeshtruar lajmet se shefi i diplomacisë Miroslav Lajçak ka një plan për vendosjen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

"Ministri Lajçak distancohet nga ajo që është shkruar në të përditshmen "Dnevnik". Përgjigjet e tij në intervistën për këtë gazetë janë keqinterpretuar", thuhet në një komunikatë.

Gazeta "Dnevnik" kishte raportuar se Lajçak kishte hartuar një plan për zgjidhjen e cështjeve teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se më 10 maj do ta prezantonte atë para ministrave të BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›