Ahmedinexhad: Irani nuk zhvillon armë bërthamore
Presidenti Iranian Mahmud Ahmedinexhad ka hedhur poshtë akuzat, që vendi i tij po zhvillon armë bërthamore duke përmendur "jo një provë të vetme të besueshme".
Ahmedinexhad foli në Kombet e Bashkuara përpara 189 delegatëve në një konferencë për reduktimin e armëve bërthamore.
Ahmedinexhad bëri thirrje, që shtetet të cilat kërcënojnë të përdorin armë atomike të dënohen, një referencë e dukshme e strategjisë së re bërthamore të lëshuar nga SHBA muajin e kaluar.
Ahmedinexhad tha se armë të tilla bërthamore janë inkurajim për vendet e tjera, që të zhvillojnë arsenale të ngjashme dhe bëri thirrje për një afat kohor për eleminimin e tyre në mbarë botën.
Delegacionet nga SHBA, Britania dhe Franca dolën jashtë sallës gjatë fjalimit të Ahmedinexhad.