“Kriza” PE, Kukan apel politikës: Zgjidhni konfliktet
BRUKSEL- “Konfliktet dhe problemet politike duhen zgjidhur në sferën e institucioneve demokratike, vendimet e së cilave duhen respektuar” ishte kjo deklarata e kryetarit të Parlamentit Europian, Kukan gjatë takimit të parë të komitetit parlamentar të Stabilizim- Asocimit BE-Shqipëri.
“Po takohemi në kohë të ëvshtira, le të mos e fshehim. Më lejoni tu bëj thirrje të gjithëve ju që të shfrytëzoni këtë mundësi të dialogut tonë si një kontribut ndaj përpjekjes për të gjetur zgjidhje në të mirë të popullit shqiptar” theksoi Kukan.
Ndërkohë deputeti demokrat Fatos Beja tha se të gjithë duhet të inkurajojnë cdo iniciativë ligjore që nxjerr në pah problemet e identifikuara gjatë zgjedhjeve me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të procesit elektoral në Shqipëri. Beja fajësoi opozitën për përkeqësimin e situatës në vend, si pasojë e bojkotit të institucioneve.
Në takim mori fjalën edhe Carmen Fonter, ambasadorja e posaçme për marëdhëniet me BE në Ministrinë e Jashtme spanjolle e cila foli në emër të presidencës spanjolle të BE-së. Sipas saj, takimi ishte një tjetër provë e funksionimit mes institucioneve të Bashkimit Europian dhe atyre shqiptare.
Në takim foli edhe drejtori i zgjerimit Pier Mirel i cili tha se Këshilli Europian i ka kërkuar PE një opinion dhe po punohet fort mbi 1000 faqet e pyetësorit që ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dorëzoi pak ditë më parë.
Drejtuesi i Komitetit Eduard Kukan shtoi se ky ishte vetëm takimi i parë kushtetues i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit me Shqipërinë dhe ky status i takimeve ndërparlamentare tasmë është ngritur në një nivel më të lartë, pas hyrjes në fuqi të MSA-së. Takimi i radhës do të mbahet nesër në mesditë.
Tahiri: Brukseli kërkon zgjidhje
Deputeti socialist, Sajmir Tahiri deklaroi në një komunikim në News24 se gjatë takimit te sotem ne Bruksel, Parlamenti Europian kërkoi zgjidhjen sa më të shpejtë të krizës politike në Shqipëri.
Sipas Tahirit, takimi nisi me shprehjen e shqetësimit nga ana e eurodeputetëve në lidhje me krizën politike në vend.
“Përfaqësuesit e BE, kryetari i komisionit Kukan dhe drejtori për zgjerimin Pier Mirel kërkuan zgjidhjen e menjëhershme të krizës duke qenë se është pikërisht kriza ajo që dëmton interesat e qytetarëve” u shpreh Tahiri.
Mësohet se deputetët e opozitës kanë sqaruar arsyet e aksionit të tyre politik dhe rrjedhimisht grevës së urisë që është futur në ditën e katërt duke deklaruar se kjo ishte e vetmja rrugë e mbetur për të siguruar zgjedhje të lira në vend.
Debati mes qeverisë dhe opozitës është zhvendosur kështu në Bruksel , ku përfaqësuesit e mazhorancës kanë shprehur vendosmërinë për të mos dalë mbi vendimet e gjykatave.
“Dua të shpreh keqardhje për sjelljen e përfaqësuesve të mazhorancës gjatë kësaj mbledhje të cilët megjithëse në Bruksel dhe në tempullin e demokracisë dëshmuan arrogancë dhe intolerancë ndaj përfaqësuesve të opozitës” theksoi Tahiri ne News24.
PE diskuton krizën para liberalizimit të vizave
Kriza politike dhe cështja e liberalizimit të vizave do të jenë në qendër të diskutimeve në takimin konstruktiv të Parlamentit Europian që sot ka në axhendën e tij Shqipërinë. Komiteti parlamentar i Stabilizim-Asocimit mblidhet në datat 3 dhe 4 maj në Bruksel.
Sipas draftit të programit të punimeve të mbledhjes së parë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit, pika e parë e rendit të ditës është adaptimi i punimeve të mbledhjes. Në rend të dytë është përcaktimi i procedurave dhe rregullave të takimit, në rend të tretë, situata e mardhënieve BE-Shqipëri ku përfshihet dhe shkëmbimi i pikëpamjeve të përfaqësuesve të Komitetit, Komisionit Europian dhe Qeverisë shqiptare. Pika e katërt është situata politike në Shqipëri e cila kalon përpara cështjes së liberalizimit të vizave që ndodhet në rend të pestë. Në rend të gjashtë janë zhvillimet ekonomike në Shqipëri ku përfshihen dhe reformat dhe politikat energjetike. Në rend të shtatë, cështja e zbatimit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës, më pas do diskutohet mbi cështjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut , në vecanti liria e medias. Në rend të nëntë, përcaktimi i rekomandimeve për Shqipërinë e më pas do të diskutohen cështje të tjera. Ndërkaq konferencapër shtyp është caktuar të mbahet ditën e nesërme.
Komisioneri për Zgjerim Fule dhe Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu do të debatojnë mbi cështjet e përcaktuara për Shqipërinë.
Në takimin e sotëm , nga pala shqiptare do të jenë të pranishëm, nga PD: Fatos Beja, Viktor Gumi, Albana Vokshi, Florian Mima, Jemin Gjana, Mesila Doda, Aldo Bumci. Arenca Trashani , kryetare e delegacionit për Shqipërinë në PE.
Ndërsa nga PS: Valentina Leskaj, Ermelinda Meksi, Arben Malaj, Ditmir Bushati, Taulant Balla, Sajmir Tahiri dhe Ilir Beqja.
(e.n/BalkanWeb)