E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon thirrje për reduktim të armëve bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon u bëri thirrje sot shteteve me armë bërthamore, që të ripohojnë pa mëndyshje një zotim për reduktimin e tyre.
Ban Ki Moon foli para delegatëve të 189 vendeve në një konferencë të Marrëveshjes për Reduktimin e armëve bërthamore, një marrëveshje 40-vjeçare, që kërkon frenimin e përhapjes së tyre.
Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad dhe Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton kanë rënë dakort për një takim të mëvonshëm sot.
Para pjesëmarrjes së tij në konferencë, Ahmedinexhad të dielën kritikoi marrëveshjen, duke thënë se ajo kishte dështuar në bllokimin e vendeve për prodhimin e armëve bërthamore dhe se Irani ka në plan të propozojë ndryshime në këtë marrëveshje.
Vizita e Ahmedinexhad në OKB vjen, pasi Irani po përballet me një raund të mundshëm të saksioneve nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për dështimin në parandalimin e pasurimit të uraniumit, aktivitete që mund të ridrejtohen drejt prodhimit të një arme bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›