E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reus dhe Gotze, e ardhmja e Gjermanisë

Ish ylli i Gjermanisë Perëndimore, Gunter Netzer ka këshilluar selektorin Joachim Low të aktivizojë më tepër dyshen e Borussia Dortmundit, Marco Reus dhe Martio Gotze.

Netzer mendon se ka ardhur koha që Reus dhe Gotze, me talentin e tyre, të kenë më tepër rast të dëshmohen me ekipin kombëtar.

“Me Reusin, Borussia bëri një përforcim të shkëlqyeshëm. Djaloshi është një prej futbollistëve më premtues gjerman. Kurse Gotze është po ashtu shpresa e mbarë futbollit gjerman. Në Dortmund dhe ekipin e Gjermanisë duhet të ketë vend për dy futbollistë të jashtëzakonshëm si Reus dhe Gotze”, deklaroi Netzer për Bild am Sonntag.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›