E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenët sot në referendum për kufirin me Kroacinë

Sondazhet thonë se marrëveshja midis dy vendeve, mund të kalojë me një avantazh të lehtë, por ende nuk dihet saktësisht rezultati.

Marrëveshja e nënshkruar vitin e shkuar parashikon midis të tjerash edhe ngritjen e një organizmi të formuar nga pesë "arbitra" ndërkombëtarë që duhet të shënjojnë vijën kufitare në mënyrë që Lubjanës t'i garantohet aksesi në ujërat ndërkombëtare në Gjirin e Piranit. Sllovenia anëtare e Bashkimit Evropian, ka këmbëngulur fort për atë pjesë territori, pasi i siguron asaj daljen në det, pikërisht në Gjirin e Triestes.

"Në rastin e fitores së 'jo-së', Sllovenia mund të gjendet në një lloj izolimi ndërkombëtar", deklaroi kryeministri slloven, Borut Pahor, teksa ka ftuar bashkëkombësit e tij që të japin votën e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›