Slloveni, arrestohet për korrupsion kryebashkiaku i Lubjanës
Policia sllovene ka arrestuar liderin e opozitës, Zoran Jankoviç, i cili mban edhe postin e kryebashkiakut të Lubjanës. Sipas policisë, ai dyshohet për korrupsion dhe abuzime për shitje tokash dhe të parkut sportiv-tregtar në Stozhice. Policia i ka bastisur shtëpinë dhe zyrën e tij në kryeqytet të enjten, ndërkohë që sipas agjencisë së lajmeve AP, është ndaluar edhe djali i tij, Jure Jankoviç.
Jankoviç dhe koalicioni i qendrës së tij të majtë Sllovenia Pozitive u shpallën fitues në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të kaluar, por ai dështoi të formojë qeverinë dhe koalicion i qendrës së djathtë mori pushtetin.
27 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)
Slloveni, arrestohet për korrupsion kryebashkiaku i Lubjanës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip