E Shtunë, 31 Tetor 2026

Slloveni, nesër referendumi për kufirin me Kroacinë

Sondazhet e fundit tregojnë një avantazh të lehtë të atyre që janë në favor, pavarësisht se parashikimet nuk mund të jenë të sakta pasi mbetet i lartë numri i të pavendosurve.

Marrëveshja, që u arrit vitin e kaluar ndërmjet kryeministres kroate Jadranka Kosor dhe kryeministrit slloven Borut Pahor, parashikon ngritjen e një organizmi të formuar nga pesë "arbitra" ndërkombëtarë që duhet të shënjojnë vijën kufitare në mënyrë që Lubjanës t'i garantohet aksesi në ujërat ndërkombëtare në Gjirin e Piranit.

Interesi kombëtar slloven është i qartë, të jetë një vend detar, te ketë akses të drejtpërdrejtë në ujërat ndërkombëtare në Gjirin e Triestes, por opozita dhe qeveria e qendrës së majtë janë skeptike për garancinë se kjo marrëveshje me Kroacinë mund të funksionojë.

Marrëveshja mori po-në e parlamentit por duke parë rëndësinë e saj, të gjitha partitë politike janë dakord për nevojën e zhvillimit të një referendumi popullor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›