E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjiri i Meksikës, nis heqja e naftës nga deti

Drejtori ekzekutiv i kompanisë britanike të naftës, Toni Heyuards, tha se sasia po shtohet që prej të shtunës dhe është më shumë se gjysma e 19 mijë fuçive, që derdhen çdo ditë në det. Në një prononcim për BBC-në ai premtoi se BP do t’a rikthejë Gjirin e Meksikës në gjendjen e mëparshme.

Me anë të kupolës, mblidhet shumica e naftës që është derdhur në det. Nafta mblidhet në një anije që qëndron në sipërfaqe. “British Petroleum” shpreson të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme, por sipas drejtuesve nuk do të përfundoje përpara gushtit.

Si BP, ashtu edhe administrata amerikane, janë kritikuar për menaxhimin e situatës. Rrjedhja e naftës dhe ndotja prej saj është cilësuar si katastrofa më e madhe natyrore në historinë e Shteteve të Bashkuara. Platforma u mbyt më 20 prill, duke u marrë jetën edhe 11 punëtorëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›