E Diel, 1 Nëntor 2026

Slloveni rrezohet balona vdesin 4 persona

Një shëtitje me një balonë me ajër është transformuar në një tragjedi. Ka ndodhur në Slloveni ku katër persona kanë gjetur vdekjen në një incident në Lubjanë. Ndërkohë që tre persona rezultojnë të zhdukur, të plagosurit janë 28, ndër të cilët edhe fëmijë. Incidenti ka ndodhur në periferi 12 kilometra larg kryeqytetit slloven. Në balonën me ajër e cila ishte nisur për një shëtitje paronamike ndodheshin 32 persona. Sipas hetimeve të para, balona është përplasur me një pemë, për shkak të një stuhie të papritur, me erëra të forta. Pas dëmtimit, balona ka marrë flakë dhe vetëm disa persona kanë arritur të hidhen në tokë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›