E Diel, 1 Nëntor 2026

Teatri i Kukullave shfaqje ne kryeqytet dhe bregdet gjate veres

Ndryshe nga Institucionet e tjera Kulturore Teatri i Kukullave përgjatë gjithë sezonit artistik ka vazhduar aktivitetin kulturore si në qendër edhe përgjatë gjithë vijës bregdetare. Drejtorja Klaudia Hila na bën me dije se bashkëpunimi mes artistëve të rinj dhe atyre profesionistë i ka dhën frymëmarrje të re repertorit të teatrit.

Ndërkohë që ka nisur puna për vënien në skenë të shfaqjes “Toka e shqipeve” me regji të Alma Hotit dhe skenar të Erjon Kames, e cila do të çelë sezonin e ri artistik me 2 shtator dhe ku do të interpretojnë 10 artistë.

Tematika shqiptare dhe simbolika kombëtare do të jenë pjesë e shfqajeve në Teatrin Kombëtar përgjatë gjithë vitit thekson Hila

Trupa profesioniste e Tetarit Kombëtar do të udhëtojë në tetor edhe në Kosovë për të vënë në skenë disa shfaqje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›