E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia kundërshton ligjin për homoseksualët

Sllovenët, votuan  kundër ligjit, i cili u jep çifteve homoseksuale të drejta të njëjta si çiftet e martuara heteroseksuale.
 

Me rreth 80 për qind të votave të numëruara, Komisioni Zgjedhor në Slloveni ka bërë të ditur se 57 për qind e votuesve kanë kundërshtuar propozimin, ndërsa 43 për qind kanë mbështetur zbatimin e kodit të ri familjar.
 

Në kodin në fjalë, çiftet homoseksuale mund të regjistrojnë partnerin e tyre dhe të kenë status legal si një martesë heteroseksuale, në lidhje me çështjet e pronësisë, trashëgimisë dhe të drejtat e tjera. I vetmi përjashtim është birësimi.
 

Në kodin e ri, një partner mund të adaptojë fëmijën e tjetrit, por një çift homoseksual nuk mund të birësojë një fëmijë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›