E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, shqyrtohet kushtetutshmëria e reformave shëndetësore

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara do të shqyrtojë nëse reformat e kujdesit shëndetësor, të propozuara nga administrata Obama, shkelin Kushtetutën e vendit ose jo.

Ligji do të kërkonte që miliona amerikanë të pasiguruar të blejnë sigurimet shëndetësore deri në vitin 2014.

Republikanët dhe disa të tjerë thonë se të detyrosh njerëzit të blejnë një produkt që ata kanë zgjedhur të mos e blejnë, është jokushtetuese.

Administrata Obama thotë se gati çdokush duhet të ketë sigurim shëndetësor, ndërsa ata që nuk kanë “vënë një barrë të madhe në sistem”.

Reformat e kujdesit shëndetësor kanë shkaktuar debat të madh në Shtetet e Bashkuara dhe interesimi për seancat dëgjimore të Gjykatës Supreme është i lartë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›