E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia pret konferencën e Ballkanit Perëndimor



Kranji, Slloveni, do të jetë qytetit mikpritës i konferencës rajonale i cili do të fillojë punimet ditën e shtuën. Sllogani i kësaj konference është "Së bashku drejt Bashkimit Evropian: Kontributi i Ballkanit Perëndimor drejt ardhmërisë evropiane". Kjo nismë është iniciuar nga kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, Borut Pahor dhe Jadranka Kosor.
Në konferencën në të cilën është paralajmëruar pjesëmarrja e shefave të shteteve ose qeverive nga vendet e Ballkanit Perëndimor, kandidate për anëtarësim në BE dhe kandidatëve potencialë.
Ende nuk është konfirmuar pjesëmarrja e presidentit serb, Boris Tadiç, që do të thotë se zhvillimit të samitit të parë evropiano-ballkanikoperëndimor mund të mos jetë i suksesshëm. Tadiç është shprehur se refuzon të marrë pjesë në një samit, ku Kosova do të jetë e pranishme si shtet i pavarur.
Kryeministri slloven, Borut Pahor shkoi edhe në Beograd dhe në Bruksel për të bindur partnerët ta pranojnë ftesën dhe të marrin pjesë në samit. Një nga zgjidhjet të cilat i ofruan organizatorët është edhe mundësia që të mos përdoren emrat e shteteve pjesëmarrëse, por vetëm emrat e personaliteteve të pranishme. Presidenti slloven, Danillo Turk deklaroi se ky samit duhet të shënojë fillimin nga ana e vendeve të rajonit të bisedimeve të drejtpërdrejta për problemet si edhe të demonstrojnë nivel më të lartë të pjekurisë politike.
Ndërkohë, në fillim të muajit qershor në Sarajevë duhet të mbahet konferenca për Ballkanin Perëndimor pas iniciativës së presidencës spanjolle të radhës të BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›