Brezi i ri po braktis Irlandën
Autori i Lajmit: Redaksia
Dublin – Kur Simon Phelan nisi universitetin në degën e inxhinierisë civile në kolegjin Trinity të Dublinit, katër vjet më parë, ai kuptoi se problemi më i madh për shkollimin e tij do të ishte zgjedhja e profesionit. Ekonomia e Irlandës po rritej me 5.4%, papunësia kishte arritur në shifrat e 4.4%, dhe ndërtimi ishte në lulëzim. Sot, ndërsa dita e diplomimit po afrohet, vetëm 2 nga shokët e klasës së Simonit kanë bërë intervista pune. Më keq akoma, vetëm dy njerëz nga klasa e një viti më parë janë punësuar. Kështu që Phelan dhe shumë nga shokët e tij e shikojnë emigrimin si të vetmen mundësi. “Mungesa e vendeve të punës po i largon njerëzit”, - thotë 20-vjeçari nga Dublini, pasi ka tentuar të provojë ofertat e pakta që vijnë në zyrën e karrierës së kolegjit Trinity, një ndërtesë e vogël e pozicionuar në krah të shkollës së veshur me gurë kalldrëmi. "Irlanda do të humbasë një brez të tërë të shkolluar”. Dy dekada prosperitet e kanë transformuar shtetin ishull prej 4.5 milionë banorësh nga një vend të prapambetur evropian në të ashtuquajturin Tikri i Keltëve. Pas një shekull e gjysmë në të cilin të rinjtë dhe njerëzit energjikë të Irlandës u larguan në Bostonin Jugor apo Kulburnin e Londrës, sot 20-vjeçarët rriten dhe shpresojnë të punojnë në vend. Por me një në tre meshkuj nën moshën 25-vjeçare besimi i tyre duket se është i gabuar. “Dikur skema ishte se të punësuarit luftonin me të diplomuarit, - thotë Shane King, një 22-vjeçar në vitin e fundit në Trinity nga Kaunti Majo, në bregun lindor të Irlandës. “Ndërsa tani, janë të diplomuarit ata që luftojnë me njeri-tjetrin për vendet e punës”. Buxheti i vendit arriti nga shifrat pozitive të 2007-ës në një deficit deri në 12 për qind të prodhimit të brendshëm bruto vitin e shkuar, ndërsa ekonomia në shifra të përgjithshme ra me 7.5 për qind. Dhe kriza e pasurive të paluajtshme shkaktoi trefishimin e çmimeve të shtëpive, çka solli dhe krizën bankare që llogaritet të ketë marrë nga taksapaguesi vendas deri në 34 miliardë dollarë. “E gjithë pasuria është shpenzuar për bankat”, - thotë David Begg, kreu i Dhomës së Tress of Trade Unions. Po të udhëtosh rreth 10 milje nga qendra e Dublinit drejt Perëndimit të qytetit, do të shohësh dhe ndërtimet që kanë mbirë gjatë rrugëve si kërpudha.
Në rrugën përgjatë lumit Liffey ka një karakatinë gjysmë të përfunduar që pritet të shndërrohet shumë shpejt në zyrat e reja të Bankës Anglo-irlandeze. Për më tepër, “në dritaret e shumë ndërtesave sheh të varen tabela jepet me qira, një shenjë kjo që tregon se shumë prej tyre nuk banohen. Vitin e shkuar emigracioni tejkaloi imigrimin për herë të parë në 15 vjet. Pothuajse gjysma e atyre që u larguan ishin emigrantë nga Evropa Lindore, por vihet re se numri i irlandezëve që lënë vendin është gjithnjë e në rritje. “Kishte shumë punë tre vjet më parë, ndërsa tani gjithçka ka avulluar”, - thotë Patrick Maye, një murator i cili ka udhëtuar në një seminar ku flitet për papunësinë nga Carlou, rreth 50 milje në jug të Dublinit. Shpresat e 22-vjeçarit janë për tu zhvendosur në Australi menjëherë sapo ai të përfundojë kursin e tij si instruktor fituesi. Me papunësinë që këtë vit shkoi në 13.8 për qind, gjerat duket se po shkojnë gjithnjë e më keq. Instituti Ekonomik dhe Social i Kërkimit (IESK), parashikon një emigrim neto deri në prill të këtij viti të 40 mijë personave, më të lartin në më shumë se 20 vjet, ndërsa Piaras Mac Éinrí, një lektor në Kolegjin e universitetit të Korkut thotë se “vendi ka bërë hapa pas, dhe është kthyer në vitet 1980.
Ky lajm është publikuar: 15/02/2010