Tryeza, Topi takime të ndara me Ramën e Berishën
Autori i Lajmit: S. Topi
Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të zhvillojë sot takime të veçanta me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama dhe kryeministrin Sali Berisha, në vijim të bisedimeve të nisura në tryezën e 13 shkurtit 2010. Lajmi është bërë i ditur nga zyra për media e Presidencës në Tiranë. Sipas saj, ditën e sotme Kreu i Shtetit ka parashikuar një axhendë të ngjeshur takimes në funksion të zgjidhjes së krizës politike. Burimet zyrtare, thanë se në këtë axhendë parashikohet takimi i Presidentit Bamir Topi me ambasadorin e Komisionit Evropian në Tiranë Helmut Lohan si dhe me ambasadorin e Spanjës Manuel Montobio, vendi që mban presidencën e radhës të BE-së.
Takimet
“Në të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 10.00, në vijimësi të tryezës politike të së shtunës dhe të kërkimit e gjetjes së pikëtakimeve mes pozitës dhe opozitës, Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të takohet me Ambasadoret Lohan dhe Montobio si dhe do të zhvilloje takime te veçanta me Kryeministrin Berisha dhe Kryetarin e opozitws Rama”, - thuhet në deklaratën e bërë publike nga presidenca në Tiranë. Burime nga Presidenca pohojnë se po shqyrtohen tërë mundësitë për të vazhduar dialogun mes krerëve të Partisë Demokratike dhe Partisw Socialiste. Pavarësisht se tryeza e se shtunës nuk prodhoi rezultat konkret për daljen nga kriza, Presidenti e konsideroi të suksesshëm faktin që palët ishin ulur përballë njëra-tjetrës dhe ishte zotuar të eksploronin pikat e përbashkëta që do të bënin të mundur vijimin e dialogut. Takimet e veçanta të së martës paradite në Presidencë janë përgatitur intensivisht nga kanale komunikimi zyrtare mes Presidencës , Kryeministrisë dhe selisë rozë. Edhe pse me deklaratat e fundit të Kryeministrit Berisha duket se takimet nuk janë shumë premtuese. Ndryshe nga eksperiencat e kaluara, Kryeministri Sali Berisha shkoi në këtë tryezë duke mos lëshuar pe nga qëndrimi i tij për të mos hapur kutitë e votimit. Sipas burimeve nga PD ky qëndrim i kryeministrit të vendit nuk do të ndryshojë. Sipas burimeve, deri më tani, nuk ka asnjë tërheqje nga ana e kryeministrit për të gjetur një kompromis mbi kutitë, duke e cilësuar kapitull të mbyllur me argumentin se nuk mund të cenohen vendimet e gjykatave. Ashtu siç rezultoi edhe në tryezën me Presidentin e Republikës, kryeministri i vendit paralajmëroi se nuk do të ulej më në një tryezë të tillë me argumentin se nuk kishte asgjë tjetër për të thënë. Ky qëndrim duket se do të zgjasë deri në kufijtë kohor që lejon Kushtetuta për mandatet e deputeteve, për ti vënë kundërshtarët politikë përballë një presioni të brendshëm në rritje, çka do ti jepte atyre shansin që të marrin atë që duan, por pa dhënë atë që u kërkohet. Burimet flasin për një zvarritje të procesit nga ana e Berishës, për të përfituar më pas nga ajo që mund të ndodhë brenda grupit socialistë, qoftë nga një rrjedhje e mundshme ashtu siç edhe është deklaruar nga një pjesë e tyre, ose edhe nga një vendim i strukturave të partisë për të hyrë në Kuvend para se të skadojë ky afat. Një skenar ky që duket se është kuptuar nga socialistët të cilët natyrisht kanë nisur të kundërveprojnë për të shmangur shtyrjen e bisedimeve në limitet e këtij afati. Për këtë arsye këto dy ditë drejtues të lartë socialistë duke filluar që nga kryetari Edi Rama, por edhe tryeza e aleatëve, kërkuan me ngulm përshpejtimin e negociatave, por jo në rang teknikësh, por në rang politikë, në të njëjtin nivel përfaqësimi siç qenë edhe të parat, të bindur se çështja kërkon vetëm vullnet politikë.
Ky lajm është publikuar: 16/02/2010