Slovaki rrezikon qeverisjen per te shpetuar eurozonen

Kryeministrja sllovake Iveta Radicova vë qeverisjen e saj në rrezik për të siguruar një votë në favor të ratifikimit të ombrellës së shpëtimit të eurozonës. E kuundërshtuar me forcë nga një nga partnerët më të vegjël në koalicion miratimi i mekanizmit të euros sipas Radicova-s është një votë besimi për kabinetin e saj.
Sllovakia është e fundit nga 17 anëtarët e zonës euro që duhet të ratifikojë marreveshjen e korrikut. Për të rritur madhësinë dhe kompetencat e Lehtësimeve Evropiane për Stabilitet Financiar. Kryeministrja e koalicionit katërpartiak në Bratislavë, Iveta Radicova, kërcënoi me dorëheqje në rast se parlamenti e refuzon zgjerimin e fondit këtë të martë. Brenda qeverisë së qendrës së djathtë reforma është shumë e diskutueshme dhe fraksionet e qeverisë kanë në parlament vetëm një shumicë të ngushtë. Partia për Liri dhe Solidaritet, ka kërcënuar se do të votojë kundër, duke argumentuar se një nga anëtarët më të varfër të klubit të monedhës së përbashkët nuk duhet të duhet të paguajë për borxhet e mëdha të grumbulluar nga shtetet më të pasura.
Për zgjerimin e ombrellës së shpëtimit, me të cilën ndihmohen shtete të zhytura thellë në hua si Greqia apo Portugalia, nevojitet miratimi i të gjitha vendeve të eurozonës. Si vendi i parafundit i 17 shteteve Malta miratoi zgjerimin e ombrellës së planifikuar për shpëtimin e euros. Parlamenti i shtetit të vogël-ishull votoi në Valletta njëzëri për ngritjen e vëllimit efektiv të kredive në 440 miliardë euro. Me këtë Malta dëshmon detyrimin e saj për stabilitetin financiar evropian, reagoi ministri i Financave Tonio Fenech. Tani mungon vetëm Sllovakia
Delina Bitraku