Atlantik ne kerkim te thesarit te Luftes I Boterore

Në Oqeanin Atlantik nisin kërkimet për të nxjerrë thesarë të Luftës së Parë Botërore. Kompania e eksplorimit detar “Odysea” bëri të ditur se kishte zbuluar skeletin e një anije britanike të mbushur plot e përplot me argjend që dyshohet se është qëlluar me silur nga flota gjermane. Kompania me bazë në Tampa të Floridas, tha se kishte gjetur skeletin e Mantola SS në 2500 metra thellësi në ujërat e Atlantikut të Veriut. Ajo ishte vendosur rreth 160 km nga vendi ku kompania muajin e kaluar zbuloi anijen gjermane Gairsoppa.
Mantola u mbyt më 9 shkurt 1917, pasi u qëllua me silur nga një nëndetëse gjermane. Ajo besohet se kishte në bordin e saj 600.000 ounces argjend, në bazë të kompensimit të paguar nga Ministria Britanike e Transportit. Një sasi e tillë e përkthyer në vlerën e sotme të tregut nënkupton më shumë se 19 milion $. Sipas kontratës së arritur me qeverinë britanike nëse rekuperon anijen “Mantola”, kompania “Odysea” do të mbajë 80 për qind të sasisë së gjetur. Kompania ka një kontratë të ngjashme edhe për anijen “Gairsoppa” të mbytur me silur gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila u mbyt më 17 shkurt 1941. Edhe në këtë anije mendohet se ka një sasi prej rreth 7 milionë ounces argjend.
Delina Bitraku