E Diel, 1 Nëntor 2026

Sao Tome dhe Tunizia afër njohjes së Kosovës

Në kuadër të angazhimit institucional për shtimin e numrit të njohjeve për Kosovës, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Behgjet Pacolli, dielën në Paris ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Republikës Demokratike të Sao Tomesë, Patrice Trovoada.

"Gjatë këtij takimi, zoti Pacolli edhe njëherë ripërsëriti kërkesën për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, duke i garantuar atij se vendimi i shpejtë i njohjes së Kosovës, do të përbënte respektim të plotë të vullnetit të qytetarëve kosovare, dhe opinionit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në anën tjetër, kryeministri z.Patrice Trovoada, e garantoi z.Pacolli se njohja e Kosovës nga Sao Tome është në shqyrtim e sipër, dhe gjithqka do të përmbyllet shumë shpejt", thuhet në njoftim të zyrës së Pacollit.

Ndërkaq, të shtunën zëvendëskryeministri Pacolli në Paris ka takuar përfaqësues të partisë më të madhe në Tunizi, “Ḥizb al‐Nahḍah”, që është edhe partia që ka marrë mandatin për të formuar qeverinë e përkohshme që do ta pregatisë vendin për zgjedhjet e reja, të lira dhe demokratike.

"Pacolli, pas një bisede të gjatë dhe miqësore u akordua me përfaqësuesit e kësaj partie që në një kohë sa më të shpejtë, pas zgjedhjeve që do të zhvillohen në Tunizi, ky shtet të procedojë me njohjen e republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Një premtim për njohje të menjëhershme pas zgjedhjeve, zoti Pacolli e kishte marrë edhe gjatë vizitës në Tunizi në gusht të këtij viti, nga z. Rashid al-Ghannushi, lider i kësaj partie. Pacolli po ashtu, është dakorduar që shumë shpejt të zhvillojë edhe një vizitë tjetër në shtetin e Tunizisë", thuhet me tej në njoftim.

Zëvendëskryeministri Pacolli, të shtunën në mbrëmje, ka zhvilluar një takim edhe me pjestarë të organizatës së Afrikës Juglindore, të cilëve u ka shtruar kërkesën për njohjen në bllok të Republikës së Kosovës. Në këtë organizatë, bëjnë pjesë shtete të fuqishme si Tanzania, Ruanda, Burundi, Mozambiku, Sëaziland, Malawi, Zambia, dhe Zimbambwe.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›