Smartfonat Nokia bashkon forcat me Microsoft

Nokia dhe Mikrosoft bashkojnë forcat kundër Google dhe Apple në luftën teknologjike të smartfon-ëve. Kompania Mikrosoft do të vendosë në dispozicion të kompanisë finlandeze të telefonisë sistemin operativ Windows phone 7, me qëllim fitimin e terrenit ndaj Google dhe Apple që kanë lëshuar në treg telefonat Android dhe iPhone.
Numri një i Nokias, Stephen Elop, prezantoi gjatë një konference në Londër strategjinë e re të shoqërisë për të fituar kuota në tregun e telefonisë mobile. Telefonat e ardhshëm Nokia, veç të tjerash do të adoptojnë motorin e kërkimit Bing të zhvilluar nga Mikrosoft ndërsa nga ana tjetër hartat Nokia do të jenë pjesë thelbësore e shërbimeve kartografike të Mikrosoftit.
Bashkëpunimi mes dy kompanive pritet të sjellë shkurtime të mijëra vendeve të punës në filialet e kompanisë Nokia anembanë botës dhe ulje drastike të shpenzimeve të grupit për kërkim dhe zhvillim. Aleanca mes dy kompanive nuk u prit mirë në bursë ku aksionet e Nokia shënuan një rënie me 10.5%.