Durres Biblioteka jashte funksionit
Godina aktuale e bibliotekës publike në Durrës është një ndërtim i viteve 30 dhe prej kohësh ajo nuk ofron një shërbim cilësor për lexuesin si dhe kushte normale për mirëmbajtjen e arkivave dhe fondit të saj.Ndonëse stafi drejtues i bibliotekës ka kërkuar ndërtimin e një godine të re,bashkia e Durrësit akoma nuk ka gjetur një vend për këtë qëllim.Në kushte të tilla stafi drejtues me anë të një kërkese ka sugjeruar 6 variante se ku mund të jetë godina e re e bibliotekës.
"Opsioni i parë ishte mazoleumi i dëshmorëve, mund të kishte shtesë katesh. Ishte një ide për portin, klubin e portit, për katet e para të ndërtesave ne qendër, sepse dihet që biblioteka duhet të jetë brenda qendrës së një qyteti. Nëse ngrihet kjo strukturë ka sigurisht nevojë për një logjistikë të fjalës së fundit dhe kjo mund të arrihet me anë të donatorëve", tha Flora Dervishi, drejtoreshe e Bibliotekes Publike, Durres.
Pasuria aktuale që mbahet në ambientet e bibliotekës së Durrësit është rreth 262 mij njësi bibliotekare,përvec katalogëve që kanë vlera të rralla.Në godinën aktuale mungojnë hapësirat e domosdoshme për lexuesin, si sallat shkencore, salla elektronike, të ekspozitave dhe salla e fonotekës.Niveli i lartë i lagështirës në masën 80 % është reziku më i madh për materialet që ruhen në këtë godinë.
Aleks Kalemasi