E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet ne Shkoder akademiket Te nderhyet ne basenin e liqenit

Parandalimi i përmbytjeve në zonat që lagen nga ujrat e liqenit të Shkodrës ka qenë qëllimi i takimit të Akademikeve  Shqiptarë me homologet e Malit te Zi .Specialistët hidroteknikë kanë vlerësuar punimet që po kryhen në basenin e liqenit si dhe  të lumenjve Buna dhe Drin.Ndërsa zv/ministri i mjedisit Arben Demeti theksoi se opinionet e specialistëve do të jenë baza e hartimit dhe zbatimit te projekteve për parandalimin e përmbytjeve.

Hartuam edhe një plan veprimi me terma reference me projektet për të gjitha hapat që do hidheshin. Me specialistë të huaj dhe vendas për disa punime emergjente do të bëhet studimi dhe do hartohen projektet e zbatimit në një periudhë dy-tre muajshe” tha zv/ministri i Mjedisit, Arben Demeti.

“Riparimi konsiston në rivendosjen e gjendjes së argjinaturave në kushtet që ishin. Ndërhyjra e dytë është hapja e kolektorit natyral të Murtemzës sicc pamë në të gjitha përmbytjet e vitit 2010. Kjo grykë nuk arrinte të shkarkonte sasirat e ujit që vinin në fushë. Nëpërmjet kësan ndërhyrje ne zvogëlojmë kohën e përmbytjes së fushës së NënShkodrës”thotë akademiku Melaim Dokle.

Përvec thellimit të lumit Buna në pikat e tij nevralgjike pritet që shumë shpejt te nisin punimet në bazenin e liqenit të Shkodres të cilat sipas specialisteve do të eliminonin përmbytjet në zonën e Nënshkodrës.

Bruna Gjoka                        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›