E Shtunë, 31 Tetor 2026

“S’mbështes kursin e tij, reformat e integrimit i bllokoi prej 2 vitesh”

18-09-2011 / Gazeta 55

Edhe Skënder Gjinushi injoron kreun e opozitës Edi Rama

Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi deklaron se është kundër liderit të PS-së, Edi Rama lidhur me kursin e ri të iniciuar nga ai, duke u shprehu se, nuk do ta mbështesë në veprimet e tij sikurse edhe për paktin kombëtar për integrimin.
Në një komunikim me mediat, Gjinushi thotë se forca që ai drejton, nuk është aspak dakord me sjelljen e fundit të PS-së dhe kreut të saj, Edi Rama, pasi sipas tij, kursi i ri i ndërmarrë nga kjo forcë politike nuk është gjë tjetër vetëm se një bashkëpunim i radhës me mazhorancën qeverisëse. Ai e cilëson të pakuptimtë nismën e pozitës për ndryshimin e rregullores e Kuvendit që do të depozitohen nga selia rozë në kryesi.
Sipas tij, një opozitë që bëhet aleate me qeverinë për të luftuar korrupsionin,e cila është tre nga pikat kryesore të rekomandimeve, kjo është vetëm një alibi për qeverinë. Për Gjinushin, bashkëpunimi mes palëve është i rëndësishëm sikurse është edhe ai ndërinstitucional.
Lidhur me reformat në vend, kreu i socialdemokratëve thotë se “nuk është problemi i bërjes së reformave në letër, por zbatimi i tyre”.
Këtu ai vë në dukje se Edi Rama prej dy vitesh ka bllokuar miratimin e ligjeve si dhe 12 rekomandimet e Bashkimit Evropian, për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në këtë drejtim Gjinushi e sheh të pa sens propagandimin e kursit të ri nga kryesocialisti Edi Rama. Ndërkaq, për aleatët e PS ka ardhur momenti që të kuptojnë se lidershipi i selisë rozë ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me ta. Dhe kjo u pa qartë në takimin e fundit që Rama zhvilloi me “aleatët”, ku vihej re mungesa e kreut të PSD-së, Skënder Gjinushi, atij të PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe Spartak Ngjela i PLD-së.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›