Sneijder, drejt Manchester United

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder mund të bëhet pjesë e Manchester United. Mediat angleze raportojnë se marrëveshja është arritur, por ende nuk është bërë zyrtare.
Senijder po shpreson që bisedat formale me Unitedin në Londër, që do të zhvillohen nesër, të përmbyllen me sukses dhe të sqarohet më pas edhe zyrtarisht e ardhmja e tij. Shuma të cilën Sneijder do ta fitojë në javë te Manchester United është 200 mijë funte, kurse Interi do të përfitojë 35 milionë euro.